BallinaKulturëGashi: Uroj që filmi ‘Në mes’ të arrijë ndonjë çmim në ‘Berlinale’

Gashi: Uroj që filmi ‘Në mes’ të arrijë ndonjë çmim në ‘Berlinale’

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Në zyrat e reja të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të hapura në Prizren, ministri Kujtim Gashi ka pritur në takim regjisorin e filmit “Ne Mes” z. Samir Karahodaj dhe Eroll Bilibani producent i filmit, i cili do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”

Ministri Gashi me autorin Karahodaj dhe producentin Bilibani, bisedoi në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në Festivalin e Filmit në Berlin, dhe e konsideruan se ky është prezantim më i mirë i shtetit të Kosovës, ku përmes artit filmik prezantohet jo vetëm kultura e vendit por edhe realiteti në të cilin jeton shoqëria në Republikën e Kosovës.

“Është një arritje dhe sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës që të marrë pjesë me një projekt filmik në një festival prestigjioz siç është ‘Berlinale’ dhe si MKRS jemi shumë të lumtur që kemi përkrahur këtë film i cili do të na përfaqësojë si Kosovë dhe uroj që mos të kthehemi pa ndonjë çmim nga Gjermania”, tha mes tjerash ministri Kujtim Gashi.

Ministri tha se MKRS-ja ka rritur ndjeshëm buxhetin për Qendrën Kinematografike të Kosovës i cili është institucioni kryesor në vendin tonë i cili përkrah prodhimin e filmit në Kosovë. “Me pjesëmarrjen e filmave që janë krijim dhe prodhim i Kosovës nëpër festivalet më prestigjioze në botë, fakton se artistët nga Kosova kanë potencial dhe tashmë është ndërtuar një traditë cilësore në fushën e filmit tek ne”, shtoi tutje ministri.

Ministri Gashi i njoftoi mysafirët se përkrahja për projektet kulturore është rritur dhe tani MKRS ndodhet në procesin e vlerësimit të projekteve për këtë vit dhe shumë shpejtë do të bëhen publike rezultatet. E në kuadër të kësaj, MKRS-ja, çdo vit ka mbështetur financiarisht Dokufestin si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore jo vetëm në vend por edhe në rajon, u shpreh ministri.

Ndërkaq, autori i filmit, Samir Karahodaj shprehi falenderim për mbështetjen të cilin i ka ofruar ministri Gashi në projektin e tij, duke theksuar se ndjehet tepër i lumtur që Kosova përmes filmit të tij do të përfaqësohet për herë të parë në garën ndërkombëtare të filmave shkurtë “ Berlinanle Shorts”. “Përzemërsisht dua të falënderoj secilën protagonist pa të cilët ky film nuk do bëhej i mundur”, u shpreh Karahodaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz