Kuvendi i Kosovës ka arritur që në seancën e djeshme ta votojë buxhetin e vendit për vitin 2019, shkruan Gazeta Blic.
2.3 miliard euro do të jetë shuma ky buxhet i cili sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli t’i hap rrugë zhvillimore sektorëve më jetikë të dekadës së re, ekonomisë e ndermarrësisë, arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, sportit, kulturës e inovacionit.
Por me votimin e këtij buxheti ka pasur edhe reagime të shumta, sidomos nga opozita.
Madje, deputeti i i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se me votimin e këtij buxheti do të krijohet pabarazi enorme për secilin sektor privat e të papunët.
Ka shkruar se nga ky buxhet, 740 milionë euro do të shkojunë në paga kurse,660 milionë euro skema.
“Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë. Merreni si të doni, por – për të gjithë bashkë – spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshme për shumë kohë. Popullizmi këtë ka”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me 65 vota për ka miratuar buxhetin për vitin 2019.
Pas një seance maratonike, PDK, AAK, Nisma, PSD dhe minoritetet e kanë votuar buxhetin.
Shumica e këtij buxheti do të shkoj në paga, mëditje dhe pensione, derisa pjesa tjetër në asfalt dhe fare pak do të shkoj për projekte të rëndësishme./Gazeta Blic