BallinaLajmeKadri Veseli arrin marrëveshjen e shumëpritur: Mësimi fillon të hënën

Kadri Veseli arrin marrëveshjen e shumëpritur: Mësimi fillon të hënën

Të ngjajshme

Libani publikon shifrat shqetësuese që nga fillimi i luftës

Numri i viktimave nga sulmet e Forcave Mbrojtëse të...

Osmani: Sakrifica e Hajrizëve dhe Berishëve jeton përjetë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 marsin...

Një mënyrë e thjeshtë për të luftuar refluksin

Refluksi i acidit mund të jetë shumë i pakëndshëm...

Bie vlera e arit në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e arit vazhduan rënien e tyre sot, të...

Mblidhen akterët e sistemit të drejtësisë për finalizimin e Reformës në Drejtësi

Sot, Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka hapur punëtorinë...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur sot marrëveshjen me SBASHK-un që të gjithë mësimdhënësit të ndërprejnë grevat dhe të hënën nxënësit t’i kthehen procesit mësimor.

Sot në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kryeparlamentari Veseli ka bërë me dije se procesi mësimor do të fillojë të hënën.

Kryeparlamentari Veseli është shprehur i lumtur që nxënësit e Kosovës dhe mësimdhënësit nga e hëna do t’u kthehën shkollave.

Veseli ka thënë se të gjithë punëtorëve në sistemin e arsimit u janë rritur pagat, duke u zotuar se kjo rritje do të vazhdojë ashtu siç ka premtuar së bashku me kryeministrin Haradinaj.

“Nesër në Kuvendin e Kosovës do të miratojmë Projektligjin për pagat, i cili do të mundësojë rritjen e pagave për më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik. Ashtu siç u kemi premtuar, pagat do t’u rriten të gjithëve: policisë, ushtrisë, shëndetësisë, arsimit, artistëve, administratës publike, asamblistëve të komunave, pensionistëve dhe gjithë punëtorëve tjerë”, ka thënë Veseli.

Po ashtu Veseli ka siguruar të gjithë punëtorët e Doganës dhe ATK-së se statusi i tyre nuk do të preket.

“Ky ligj i pagave i jep vulë reformës në shëndetësi me rritjen më të lartë për personelin shëndetësor në 20 vjetët e fundit. Pagat e punëtorëve shëndetësor bëhen më të lartat në rajon dhe kështu kthejmë tërë vëmendjen për pacientin”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria është e interesuar t’i jap përgjigje të gjitha kategorive që paguhen nga paratë e shtetit.

“Jam i vetëdijshëm që përgatitja për këtë ligj dhe puna që ka ndodhur i ka shqetësuar të gjitha kategoritë që paguhen nga buxheti. Mendoj se ne kemi arritur finalen e këtij ligji. Nuk ka qenë e lehtë as marrëveshja e sotme pa ndihmën e kryetarit. Është e ditur që qeveria e vendit është e interesuar t’i jap përgjigje të gjitha kategorive që paguhen nga paratë e shtetit. Jemi të interesuar të respektohet integriteti i të gjithëve në Kosovë, prandaj falënderoj shumë sindikatën”, ka thënë Haradinaj.

Edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e semestrit të dytë të vitit të ri shkollor.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz