back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeInsiston Haradinaj: Taksa nuk hiqet, raportet me SHBA-të nuk po dëmtohen

Insiston Haradinaj: Taksa nuk hiqet, raportet me SHBA-të nuk po dëmtohen

Të ngjajshme

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për çështjen e taksës së vendosur ndaj Serbisë dhe mundësinë e heqjes së saj.

Sipas tij, të gjithë ata që po deklarojnë se po dëmtohen marrëdhëniet me SHBA-të e kanë gabim, raporton lajmi.net.

“Popujt që janë rreshtuar me Amerikën kanë krijuar botën e lirë dhe ne kemi arritur atë që kemi synuar – lirinë. Çdo shqiptar, kudo si këtu, si në troje të tjera, si në diasporë, e përjeton Amerikën si familjen e vet”, ka thënë ai.

“Ata që po nguten t’i përkthejnë veprimet tona me prishje të marrëdhënieve tash nuk po e din këta që nuk është ashtu – kur rri përballë Rusisë, asnjë marrëdhënie me Amerikën nuk do ta prishësh”, ka shtuar ai.

Sipas Haradinajt, taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë.

“Ne do të rrimë përballë Rusisë. Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës por Rusisë. Rusia dhe Serbia ka punuar që të na tërheqë njohjet, me para”.

“Taksa do të mbesë deri në njohje. Pse duhet të ekzistojë taksa deri në njohje – sepse nuk është lehte të hash mallin e atij që na ka vra mirëpo kur na thuhet që të japim diçka për njohje, për çka po flitet më?”

Haradinaj i bëri këto komente në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz