BallinaLajmeKelmendi: Kosova ka shënuar regres në luftën kundër korrupsionit

Kelmendi: Kosova ka shënuar regres në luftën kundër korrupsionit

Të ngjajshme

Arben Kelmendi, nga KDI-ja, ka folur për regresin në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.

Kelmendi në Express Intervistën në KTV, tha se raportet tregojnë se Kosova është shumë larg luftës kundër korrupsionit.

“Transparency internacional ka renditur krejt vendet e botës, Kosova ka dalë një shtet i korruptuar, do të thotë i kapur krejtësisht nga korrupsioni. Sivjet për herë të parë, kemi shënuar një rënie prej dy pikësh”, tha ai.

Në krahasim me rajonin, Kelmendi tha se edhe Shqipëria, Serbia kanë humbur nga 2 pikë, ndërsa Maqedonia ka shënuar rritje në dy pikë.

“Maqedonia është e vetmja në rajon që ka shënuar progres”, tha ai.

Kosova, tha ai, ka institucione të brishta të drejtësisë. Gjithashtu, sipas Kelmendit, kjo është mjaft shqetësuese për qytetarët në Kosovë.

“Ne si KDI bëjmë monitorim të rregullt të gjyqësorit. Ndërhyrjet politike, nga hulumtimet tona, ka dalë të jetë ndërhyrja më e madhe në korrupsion”, tha ai.

Kelmendi tha se pavarësisht se ka prokurorë të mirë e të pa korruptuar në Kosovë, ndërhyrja politike nuk lejon të bëhet një punë e mirëfilltë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz