Ka nisur takimi mes tre liderëve të koalicionit qeverisës, për të cilin ka raportuar Gazeta Express gjatë ditës.
Kryeministri Ramush Haradinaj në këto qaste po pret në zyrën e tij kryetarët e partive me të cilat është në koalicion qeverisës.
Në takim ka shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli, që së fundmi është deklaruar kundër qëndrimit të Haradinajt mos ta heqin taksën.
Gazeta Express ka raportuar sot se liderët do të takohen pas mosmarrëveshjeve që kanë rreth vendimit të Kryeministrit për të mos e hequr taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Përveç Veselit, aty kanë arritur edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetari i AKR’së që mbajnë pozitat e zëvendëskryeministrave.
Partia e Limajt i ka dalë në mbrojte kryeministrit Haradinaj për këmbënguljen e tij për mosheqjen e taksës, ndërsa Pacolli nuk ka komentuar zhvillimet e fundit.
Ndërkaq, Veseli po kërkon pezullim të taksës për 120 ditë, pas kërkesës publike të Amabasadës amerikane për pezullim të menjëhershëm. /Express/