Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në dy lokacione të ndryshme në komunën e Drenasit, transmeton Gazeta Drenica Press
Sipas policisë së Kosovës, në fshati Abri e Epërme, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Rasti tjetër është regjistruar në fshatin Qikatovë e Vjetër. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës -dega në Gllogoc, është arrestuar një mashkull K/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës. /Drenica Press/