BallinaKulturëKëta janë dy shkenctarët e vitit 2018 në Kosovë

Këta janë dy shkenctarët e vitit 2018 në Kosovë

Të ngjajshme

Shkencëtari i NASA-s konfirmon gjurmët e inteligjencës jo-njerëzore në qiell

Një ish-shkencëtar i NASA-s ka dhënë mbështetje për një...

“Ngjyra e kuqe shume i ngjanë”, Alba shfaqet mahnitëse në paraqitjen e fundit

Bukuroshja nga Shkodra, Alba Vukaj është një ndër femrat...

Dërgimi i papritur i Scott Mills tregon se BBC ka marrë vendimin përfundimtar për të

Lajmi i papritur për shkarkimin e Scott Mills, prezantues...

Rektori Edmond Hajrizi dekorohet me Medaljen Presidenciale

Në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, Presidentja e...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë sot çmimin “Shkencëtar i vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2018, çmim ky tradicional që iu ndahet shkencëtarëve të dalluar në punën e tyre kërkimore shkencore gjatë vitit.

Çmimi “Shkencëtar i Vitit”, iu nda Dr. Driton Vela nga Departamenti i Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndërsa, çmimi “Shkencëtar i ri” iu nda Dr. Valdet Uka nga dega e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, ministri Bytyqi uroi fituesit e çmimit dhe i përgëzoi ata për angazhimin në punën e tyre kërkimore shkencore, njëherësh i inkurajoi që të vazhdojnë më tutje me veprimtarinë e tyre.

Ministri Bytyqi theksoi nevojën më të madhe të angazhimit institucional në përkrahje të hulumtuesve shkencorë, ndërsa tha se duhet të shfrytëzohen edhe mundësitë e përfitimeve nga fondet ndërkombëtare.

Ministri Bytyqi përmendi anëtarësimin në COST, e po ashtu edhe programin Horizon 2020 si mundësi të mira për hulumtuesit shkencorë, në mënyrë që të anavcohet hulumtimi e shkenca në Kosovë, por edhe të ndërkombëtarizohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz