BallinaKulturëMbi 100 milionë klikime në YouTube për hitin “Sweet but Psycho” të...

Mbi 100 milionë klikime në YouTube për hitin “Sweet but Psycho” të shqiptares Ava Max

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Tashmë thuajse të gjithë kanë filluar të dëgjojnë për të.

Këngëtarja e re shqiptare, Ava Max, tashmë ka kapur tregun e huaj me hitin e saj “Sweet but Psycho”.

Kjo këngë ka qëndruar për disa javë në top listat britanike dhe amerikane, gjersa vëmendje të madhe ka marrë edhe në trevat shqiptare.

Që kur kënga e saj u publikua, filloi të shpërndahet më të madhe, dhe tashmë ka kaluar mbi 100 milionë shikime në kanalin YouTube.

Klipi i kësaj kënge shkaktoi mjaft polemika, pasi ai përmbante disa skena të dhunshme, të cilat u komentuan me nota jo të mira nga Avokatët e Shëndetit Mental.

Megjithatë, është bërë e qartë që asgjë nuk është bërë me qëllim të keq për realizimin e kësaj videoje, ndaj dhe shqiptarja është uruar për suksesin dhe konceptin e kësaj video.

Ava Max (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare sigurisht që i është gëzuar këtij suksesi, teksa duket e motivuar për të punuar tutje, tani që kënga e saj ka arritur këtë sukses.

Amanda Ava Koci përndryshe është shqiptare me prejardhje nga Saranda, e rritur nga prindër emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është duke shënuar hapa të suksesshëm drejt muzikës, teksa është pjesë edhe e albumit më të ri të DJ-të me famë botërore, David Guetta. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz