BallinaLajmeLekaj ironizon me postimin e Thaçit: Me bagera do ta heqim skllotën

Lekaj ironizon me postimin e Thaçit: Me bagera do ta heqim skllotën

Të ngjajshme

LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, në seancën plenare të...

Vedat Muriqi meriton respekt

Shkruan: Albert Bunjaki, ish selektor i Kosovës “Vedat Muriqi meriton...

Me një orë vonesë, nis seanca e Kuvendit

Seanca e sotme ka nisur me një orë vonesë. Ajo...

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin ka ironizuar me statusin e presidentit të vendit Hashim Thaçi, duke thënë se skllotën e borës e heq ministria që ai drejton pasi atë punë ka.

Lekaj ironinë e tij e vazhdoi edhe me zërat e fundit që qeveria ka mundësi të rrëzohet.

“Nuk do bie as bora, as qeveria. Sa për skllotë i kemi bagerat, i heqim. Unë atë punë e bëj”, ka thënë Lekaj në RTV Dukagjini.

Ndryshe, ishte i pari kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë në pyetjen se nëse do të hiqet taksa apo do të rrëzohet Qeveria, tha se “bora do të shkrihet dikur, ajo do të shkrihet në të dyja anët”.

Ndërsa presidenti i vendit Hashim Thaçi kësaj deklarate i ishte kundërpërgjigjur me një status në Facebook.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë”, kishte shkruar Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz