BallinaLajmeKjo është ulja e pagave për presidentin dhe kryeministrin e Kosovës

Kjo është ulja e pagave për presidentin dhe kryeministrin e Kosovës

Të ngjajshme

Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por jo ndikim në faturim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

VV i dërgon letër Osmanit, kanë një kërkesë për të

Vetëvendosje po insiston t’i ketë tre anëtarë në KQZ,...

Gruda ia mbyll derën Shqipërisë: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

Brajan Gruda edhe njëher ia ka mbyllur derën Kombëtares...

“Takim mjaft vëllazëror”, ambasadori Malaj deklarohet pas bisedës me Konjufcën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, takimin me...

Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA për operacione kundër Iranit

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin...

Nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantina ka thënë se sot janë ndryshuar koeficientët e pagave për disa pozitave të ndryshme.

Pantina, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se koeficienti i pagës së presidentit është zvogëluar nga 12 (2,868 euro) në 10 (2,390 euro).

“Kemi shqyrtuar të gjithë koeficientet siç kanë ardhur nga Qeveria… Koeficienti i Presidentit është zvogëluar nga 12 në 10, ndërsa koeficienti i Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është bërë 9 (2,151 euro).

Deputetja e PSD-së ka thënë se një ngritje është bërë për deputetët dhe kryetarët e komunave.

“Një ngritje e kemi bërë edhe për kryetarët e komunave (koeficienti 8 – 1,912 euro ), pasi ata zgjidhen direkt nga qytetarët dhe kanë një përgjegjësi të madhe në drejtimin e komunave”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantina ka thënë se Kosova është shtet parlamentar dhe deputetët kanë përgjegjësi të madhe në bërjen e politikave.

“Koeficienti i deputetëve është bërë 8 (1,912 euro). Është bërë një vlerësim edhe në përputhje me Kushtetutën edhe me ligjet protokollare”, tha Pantina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz