BallinaLajmeSi do të kompensohen orët e humbura të mësimit?

Si do të kompensohen orët e humbura të mësimit?

Të ngjajshme

Musliu: Zvogëlo numrin e ministrive – e ke bërë kabinetin si me qenë Kosova, Kinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë fjalimit...

Interi e refuzon ofertën e parë nga Barcelona për Bastonin

Barcelona ka bërë lëvizjen e parë formale për Alessandro...

Raportohet se një avion amerikan është rrëzuar në Iranin jugor

Një përpjekje kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për një...

Më shumë se 350 mijë nxënës të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe rreth 110 mijë studentë në Kosovë kanë hyrë në javën e tretë që nuk janë duke vijuar procesin mësimor, si pasojë e grevës së mësimdhënësve.

Mësimdhënësit vazhdojnë të jenë këmbëngulës në realizmin e kërkesës së tyre për rritjen e koeficientit të pagës prej 30 për qind.

Por, shqetësuese për prindërit mbetet fakti se si mund të kompensohen orët e humbura të mësimit.

Sipas Udhëzimit Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2018/2019 thuhet se për çdo ndryshim të kalendarit, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë (MASHT) merr vendim të veçantë.

Kurse në Ligjin për arsimin parauniversitar në Kosovë thuhet se “Ministria duhet të nxjerrë akte nënligjore lidhur me: kalendarin shkollor dhe periudhën kohore të vitit shkollor në kuadër të Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës dhe kohëzgjatjen e orës së mësimit dhe pushimeve shkollore ose festat”.

Valmir Gashi, këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të grevës, Ministria do të ftojë drejtorët e drejtorive komunale të arsimit dhe në koordinim me ta do të vendoset se cilat janë ditët apo koha më e përshtatshme për të zëvendësuar orët e humbura.

Edhe kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj, ka deklaruar se çdo orë e humbur mësimore, do të kompensohen.

Greva e punonjësve të arsimit ka filluara më 14 janar, kur pritej të niste gjysmëvjetori i dytë në institucionet parauniversitare, pas pushimit dimëror.

Kurse sot (e martë) është dita e 12 që nuk vijon procesi mësimor.

Në bazë të udhëzimit të MASHT-it, nxënësit e shkollës së mesme të lartë-maturantët janë të obliguar të mbajnë 160 ditë mësim ose 32 javë. Nxënësit e klasës 9,10, dhje 11 janë të obliguar me 175 ditë mësim ose 35 javë. Kurse nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parashkollorë, janë të obliguar me 184 ditë mësim ose 37 javë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz