Grevës së mësimdhënësve dhe mjekëve, iu kanë bashkuar edhe njëzetepesëmijë shërbyes civilë, ku edhe këta të fundit kërkojnë të bëhet ndryshimi i ligjit për nivelim të pagave, por jo të gjithë shërbyesit civil janë të pajtuar më këtë, transmeton Gazeta Metro.
Në fakt bëhet fjalë për një shërbyes civil, i cili ka refuzuar t’i bashkohet grevës duke thënë se se ka raste tjera që kanë të ardhura shumë më pak.
Ky punëtor thotë se do të vazhdojë të punojë, pasi ka të tjerë që kanë të ardhura shumë të vogla, duke përmendur qytetarët që jetojnë me ndihma nga shteti prej 75 eurosh.
Ai ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale./gazetametro.net