BallinaLajmeKryeministri Haradinaj Amerikës: “S’ka dert pse prishemi”

Kryeministri Haradinaj Amerikës: “S’ka dert pse prishemi”

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Kryeministri Ramush Haradinaj, i pyetur nëse qëndrimi i tij i shprehur në letrën dërguar shteteve anëtare të QUINT-it po i prish raportet me ndërkombëtarët, ka thënë se nëse nuk pranohen kushtet e vëna nga ai, atëherë nuk e ka dert nëse prishet me këdo.

Haradinaj po i bën ballë presionit të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake, me forcimin e qëndrimit të tij për mosheqjen e tarifës prej 100 për qind.

Shefi i Qeverisë, pasi Ambasada amerikane i kërkoi që ta pezullojë menjëherë taksën, i ka shkruar SHBA’së dhe vendeve të tjera të QUINT’it, ndërsa thotë se nuk i intereson nëse dikë e pengojnë kushtet që ai ka vënë në këto letra, në mënyrë që të hiqet taksa.

“Nëse njëra nga kushtet që kam nxjerr unë më prish me dikë, nuk ka dert. Du me ndejt mirë me të drejtën tem. Nëse dikush ka problem me ato kërkeësa, atëherë jemi të prishtë. Nëse mujnë pa marrëveshje, mujmë edhe na. 2020-ta po vjen, Serbia ka me hy në BE. Nuk e di pse ne duhet me dhënë nga vetja në këto rrethana. Kushdo që ka problem, si i brendshëm si i jashtëm me këto kërkesa, del kundër të drejtës tonë. Ne nuk kemi mirëkuptim me dikë që ka probleme me këto kërkesa. I bjen tëreheqje e njohjës. Unë nuk besoj që SHBA ka probleme me këto kushte, por kushdo që ka, atëherë dihet në cfarë marrëdhëniesh futemi”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz