BallinaLajmePDK vazhdon bashkëpunimin me Institutin Nacional Demokratik (NDI)

PDK vazhdon bashkëpunimin me Institutin Nacional Demokratik (NDI)

Të ngjajshme

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

“Gjykuar sipas rezultateve dhe informatat që kemi nga Kuvendet e nëndegëve, pozicioni i gruas pas përfundimit të procesit zgjedhor do të jetë edhe më i fuqishëm brenda strukturave të partisë. Ky realitet, gjithsesi se do të reflektojë edhe në jetën institucionale”, theksoi  Bajrush Xhemajli.

Instituti Nacional Demokratik (NDI), me eksperten amerikane të fushës së komunikimit dhe të folur para publikut, Jen Krim, sot ka mbajtur trajnim me Gruan Demokratike të Kosovës, me temën “Komunikimi dhe të folurit para Publikut”.

Fillimisht eksperten Jeen Krim, e ka pritur në zyrën e tij nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajrush Xhemajli, i shoqëruar nga dy nënkryetaret e Gruas Demokratike të PDK-së, Arbnesha Kuçi dhe Hanife Salihu, ku kanë folur rreth bashkëpunimit të PDK-së me NDI dhe zgjedhjet  e brendshme të PDK-së.

Nënkryetari Xhemajli ka falënderuar eksperten Jeen Krim, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj NDI, për bashkëpunimin e saj që nga themelimi i PDK-së. Ai shtoi se PDK ka pasur bashkëpunim me shumë organizata në fushën e trajnimeve, por se NDI ka lënë gjurmë në këtë parti dhe se me bashkëpunimin me këtë organizatë PDK-ja është fuqizuar.

Duke folur rreth zgjedhjeve të brendshme që është duke i zhvilluar PDK-ja, nënkryetari Bajrush Xhemajli tha se procesi zgjedhor është duke ecur mirë, ndërkaq theksoi, se pas procesit zgjedhor Gruaja Demokratike do të jetë më e fuqishme.

“Gjykuar sipas rezultateve dhe informatat që kemi nga Kuvendet e nëndegëve, pozicioni i gruas pas përfundimit të procesit zgjedhor do të jetë edhe më i fuqishëm brenda strukturave të partisë. Ky realitet, gjithsesi se do të reflektojë edhe në jetën institucionale”, theksoi Bajrush Xhemajli.

Ndërsa ekspertja nga NDI  Jeen Krimm, tha se ajo sheh  potencial  politik si në Gruan Demokratike ashtu edhe në  Rininë Demokratike.

“Është kënaqësi që të bashkëpunoj me këto grupe brenda strukturave të PDK-së, pasi  aty shoh potencial të lartë në kultivimin e vlerave demokratike brenda subjektit politik” theksoi Jeen Krimm.

Gjatë ditës së djeshme, ekspertja Jeen Krimm nga NDI, ka zhvilluar trajnim edhe me Rininë Demokratike të PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz