Filmi “Shamikuqja” është një nga filmat pas të cilit, shqiptarët u fiksuan në vitet 1980. Ky film është një prodhim i kinematografisë turke dhe për herë të parë doli në vitin 1978.
Menjëherë pas transmetimit filmi korri një sukses të madh dhe dy aktorët që luanin rolin e Shamikuqes dhe Iliazit u bënë shumë të dashur.
Së fundmi aktori që ka luajtur Iliazin ka publikuar një foto se si duket pas 40 vitesh ai dhe kolegia e tij Turkan, e cila ishte Shamikuqja e famshme.
Turkan Soray në rolin e Asjas ose vajzës me shami të kuqe është 73 vjeçe, kurse Kadir Inanir që luajti Iliazin është 69 vjeç.
Siç dallohet edhe në foto, ata nuk e kanë humbur bukurinë e tyre.