BallinaShqiptareVrasja në Tiranë pas tradhtisë, vajza: Kishim disa muaj të lidhur! Vëllai:...

Vrasja në Tiranë pas tradhtisë, vajza: Kishim disa muaj të lidhur! Vëllai: Ja si i kapa bashkë

Të ngjajshme

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një...

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e...

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para...

Aksident i rënë në Cerovikë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e...

REPORT TV zbardh dëshmitë të Elida Canit, vëllait të saj, Esat Cani, i cili vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin dhe Dëfrim Kurtit, që është burri i 20-vjeçares. Vajza ka pranuar lidhjen me 34-vjeçarin Arben Gjeci që u vra me hekur në kokë katër ditë më parë në Zall Bastar.

‘Arbenin e qëlloi Esati. Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim’ është shprehur ajo.

E ndërsa në fillim e mohoi vrasjen, Esat Cani, vëllai i 20-vjeçares ka pranuar gjithçka duke treguar ngjarjen. ‘Atë ditë e kam ruajtur gjatë gjithë kohës Arbenin, pasi punonte me furgon. E kam parë në lokal në mbrëmje bashkë me kunatin tim Dëfrimin, më pas kunati iku në një lokal tjetër dhe Arbeni iu drejtua shtëpisë së motrës. Atje më pas i kapa të dy bashkë. Nuk dija se cfarë të bëja, e vrava për nder’ ka thënë ai.

Kunati i autorit ka treguar skenarin për fshehjen e vrasjes. ‘Më telefonoi Elida (gruaja) dhe më tregoi për atë që kishte ndodhur. Kur shkova e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babai dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banesës’.

Sot gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg autorin, ndërsa motra e tij dhe kunati është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz