Një deklaratë e Vuciqit nxiti një përplasje në facebook në mes presidentit Hashim Thaçi dhe stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Thaçi, ka shkruar një status të pazakontë në llogarinë e tij të Facebook-ut, ku ka thënë “bora ka zënë të shkrihet shpejt, uroj të mos bëhet skllotë”.
Ky shkrim duket se ka të bëjë me komentet e Haradinajt për taksën, i cili pati thënë se “ka me u shkri bora dikur”.
Komentet vazhduan gjatë gjithë ditës dhe nisën t’i ngjanin dissave të reperëve.
- Advertisement -