BallinaLajmeMinistri Lluka i pikëlluar për vdekjen e Arianit, ngushëllon familjen Daci

Ministri Lluka i pikëlluar për vdekjen e Arianit, ngushëllon familjen Daci

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Ministi i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes Arian Dacit, të birit të politikanit Nexhat Daci, i cili ishte në detyrën e zëvendësministrit të Diasporës.

Lluka e kujtuar Dacin si një person i cili ka punuar shumë për promovimin e Kosovës, dhe për përmirësimin e raporteve me diasporën.

“Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut dhe zv. Ministrit të diasporës, Arian Daci, gjatë një orteku sot në Brezovicë.Ariani ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit, në zhvillimin e raporteve me diasporën dhe fliste me pasion rreth politikave ambicioze për zhvillim të Kosovës përmes diasporës”, ka shkruar Lluka, raporton Express.

Ministri u ka shprehur ngushëllime familjes Daci dhe të gjithë atyre që kishin punuar me Arinain në ministri të Diasporës.

“Familjes Daci, miqve të Arianit, kabinetit qeveritar dhe stafit të Ministrisë së Diasporës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta. Pusho i qetë Arian!”, ka përfunduar ministri Lluka.

Arian Daci ka humbur tragjikisht jetën sot në Brezovicë, pasi është zënë nga një ortek bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë./GazetaExpress./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz