BallinaLajmeMushkolaj debaton me Limajn, ia përmend punësimin e dhëndrit në ministrinë e...

Mushkolaj debaton me Limajn, ia përmend punësimin e dhëndrit në ministrinë e drejtuar nga NISMA (Video)

Të ngjajshme

Hajnat vodhën paratë e arkës në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë u raportua të ketë ndodhur...

Vidhen para të gatshme e stoli ari nga një banesë në Prishtinë

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Mobilizimi që ndodhi para 27 vjetësh

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pikërisht më 31 mars 1999,...

Përmendet misioni në Kosovë, NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën tonë

Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon...

Analisti Imer Mushkolaj ka debatuar me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke akuzuar subjektin e këtij të fundit për punësime në baza partiake.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se bordet e universiteteve publike janë mbushur me zyrtarë të NISMA-s.

Ai ka thënë se shumica e diplomuarve po ikin jashtë vendit, pasi në institucione të ndryshme të vendit po punësohen zyrtarë të NISMA-së, duke mos u dhënë mundësinë të tjerëve.

“Me 31 dhjetor në bordin e Universitetit të Gjilanit, ministri juaj Bytyçi ka emëruar Emrush Thaçin, Yllka Behluli dhe Artan Haziri. A i njihni këta njerëz Limaj”, i është drejtuar Mushkolaj Limajt, duke pretenduar se personat e etiketuar janë të afërt me NISMA-n.

Limaj i është përgjigjur se të njëjtit kanë qenë edhe më parë në këto pozita dhe sipas tij “këta persona nuk mund t’i dënojnë”.

Mushkolaj ka debatuar me Limajn edhe për punësimin e disa familjarëve të Limajt, duke përmendur edhe dhëndrin e këtij të fundit.

“Ka pasur raportime se dhëndëri juaj, Veroni, është punësuar në ministrinë e drejtuar nga subjekti juaj”, i është drejtuar Mushkolaj, Limajt.

Limaj ka thënë se dhëndëri i tij ka përgatitje profesionale dhe gradën “Master”, dhe nuk mund të dënohet me mos punësim.

Mushkolaj ka përmendur edhe emrin e Durim Limajt, që është i biri i kryetarit të NISMA-s, si një gabim që është emëruar shef kabineti në ministrinë e drejtuar nga NISMA./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz