back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeHaradinaj i përgjigjet Ambasadës amerikane për taksën 100%

Haradinaj i përgjigjet Ambasadës amerikane për taksën 100%

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Edhe pas presionit që Ambasada amerikane në Kosovë është duke ushtruar ndaj krerëve të shtetit që të largojnë taksën 100 për qind ndaj produkteve që hynë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kryeministri Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur qëndrimin kundër shfuqizimit të taksës.

I pari i ekzekutivit sot u shpreh se Kosova është e interesuar ta pezullojë taksën vetëm nëse ka gatishmëri nga Serbia për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Këto komente Haradinaj i bëri pas vizitës në kompaninë “M-Technologie”, teksa theksoi se këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojnë ekonomisë.

“Jo jo nuk ka diçka të kësaj natyre. Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë do të thotë këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra”, ka shtuar ai.

Ambasada amerikane në Kosovë sot gjatë ditës përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100%të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-ve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz