back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeFacebook zbulon administratorët e faqeve të politikanëve kosovarë - mësojeni ku jetojnë...

Facebook zbulon administratorët e faqeve të politikanëve kosovarë – mësojeni ku jetojnë ata

Të ngjajshme

Krishtlindja tropikale e Rita Orës

Rita Ora ka zgjedhur të festojë Krishtlindjen në një...

Ka apo s’ka kolona?- Përditësohen të dhënat e fundit nga pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?

Prej gati katër muajsh Kosova e ka të pezulluar...

Aksident i rëndë në Veternik, vetura përplaset me anësoret e rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët...

Dalin pamjet – Për pak plas grushti në Big Brother

Një incident i tensionuar është regjistruar së fundmi brenda...
- Advertisement -

Përdorimi i rrjeteve sociale është mjaft i popullarizuar në Kosovë, sidomos në fusha specifike si biznesi, shoubizi apo edhe politika.

- Advertisement -

Me rritjen e përdorimit të platformave të ndryshme, sidomos Facebook, është rritur edhe keqpërdorimi në një formë a tjetër, që ka kulmuar me zgjedhjet në SHBA të vitit 2016, aty ku tashmë ka hetime për ndikim rus në këto zgjedhje nëpërmjet Facebook-ut.

Pikërisht nga ajo kohë, pas kritikave dhe hetimeve të shumta, Facebook ka vendosur që të rrisë transparencën e faqeve duke tentuar të shfaq personat që qëndrojnë pas tyre apo edhe reklamat që shfaqin të gjitha faqet.

Madje, në SHBA, për çdo reklamë të faqeve të politikanëve, tregohet edhe personi që ka paguar dhe targetimi i reklamës.

Gazeta Express bazuar në këto informata publike që Facebook ofron, ka arritur të gjejë numrin e personave që menaxhojnë faqet e Facebook-ut të politikanëve tanë dhe lokacionin se ku gjenden këta persona.

Kështu, faqen e Presidentit Hashim Thaçi e menaxhojnë 5 persona dhe lokacioni i tyre është Kosovë.

Facebook gjithashtu tregon se në fillim faqja kishte emrin “Kryeministri i Republikës së Kosovës”, e më pas i është ndërruar në “Hashim Thaçi”.

Ndërkohë, faqen e kryeministrit Ramush Haradinaj e menaxhojnë 11 persona. Lokacioni i tyre është po ashtu Kosovë.

Edhe faqen e Kadri Veselit e menaxhojnë vetëm llogaritë kosovare. Janë 6 të tilla.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit i ka 7 llogari që ia menaxhojnë faqen. Prej tyre, 6 janë me lokacion në Kosovë, kurse një është në Britani të Madhe.

Gjithashtu, Faqja në fillim kishte emrin “Krejt Kosova me Albin Kurtin”. Kurse, vetëm një ditë më vonë është ndërruar në “Albin Kurti”.

Isa Mustafa, lideri i LDK-së, ka 5 persona që ia menaxhojnë faqen. 3 janë me lokacion në Kosovë, kurse 2 në Suedi.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka menaxhues të faqes nga Suedia.  Në fakt, ai ka vetëm një person që ia menaxhon faqen.

Edhe Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, i ka 7 persona që ia menaxhojnë faqen e Facebook-ut. Të shtatit me lokacion janë në Kosovë.

Kurse, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk ka fanpage në Facebook.

Ndryshe, liderët kosovarë viteve të fundit janë shumë aktivë në rrjetin social Facebook, ku promovojnë vetën dhe ku zakonisht përmes postimeve deklarohen e japin qëndrime.

Madje, ata i japin aq shumë rëndësi faqeve të tyre në Facebook, sa shumicën e postimeve të tyre i sponsorizojnë, që ato të shpërndahen sa më shumë.

Jo rrallëherë, politikanët kanë përdorur profilet dhe faqet e tyre në Facebook për përplasje e akuza me njëri-tjetrin. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz