back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeNjë muaj paraburgim për zyrtarin nga Skenderaj që lëshoi 42 certifikata të...

Një muaj paraburgim për zyrtarin nga Skenderaj që lëshoi 42 certifikata të martesave të rrejshme

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Derisa në të gjithë Zyrat e Gjendjes Civile në vend për t’u kurorëzuar duhet të jenë të pranishëm çifti e dëshmitarët, në Skënderaj nuk ishte e nevojshme. Lidhjen e kurorës pa prezencën e çifteve e mundësonte deri para dy ditësh Kujtim Beka. Ai po dyshohet se ka lidhur mbi 40 martesa fiktive në mes të shtetasve të Kosovës dhe atyre të BE-së. Atij sot, i është caktuar një muaj paraburgim, dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në 10 vite burgim.
Për rreth 20 vite kishte kurorëzuar me mijëra çifte në Skënderaj, por, të martën, puna i mbeti në gjysmë. Ai nuk arriti që të kurorëzonte asnjë çift, pasi që u vu nën prangat e Policisë.

Ofiqari që punonte në Zyrën e Gjendjes Civile në Skenderaj, Kujtim Beka u arrestua të martën nga Policia e Kosovës nën dyshimin se përgjatë viteve kishte lëshuar akte martesore të rrejshme, të cilat ishin përdorur për rregullimin e lejeve të qëndrimit në Gjermani.

- Advertisement -

Beka po dyshohet se ka lidhur mbi 40 martesa fiktive në mes të nënshtetasve të RKS-së dhe atyre të BE-së, me ç’rast edhe ka lëshuar certifikata martesore pa prezencën e çifteve martesore.

Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës kanë deklaruar se Bekës, sot i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Zëdhënësi për Informim në Prokurorinë e Mitrovicës, Valon Preteni i ka thënë Gazetës Express se 56 vjeçari po dyshohet se ka lëshuar 42 akte martesore pa prezencën e çifteve, të cilat janë përdorur në Gjermani për rregullimin e lejeve të qëndrimit atje.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Gjykata i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një muaji. Ai po dyshohet se ka lëshuar 42 akte martesore pa prezencën e çifteve”, ka thënë Preteni.

E në Komunën e Skenderajt thonë se nuk kanë pasur ndonjë ankesë për punën e Bekajt gjatë këtyre viteve.

Zëdhënësi për media në këtë komunë, Jeton Rushiti i ka thënë Gazetës Express se Beka punon në këtë shërbim për më shumë se 19 vite.

“Ofiqari është z.Kujtim Beka, i cili në këtë shërbim punon që nga periudha e pasluftës (2000-2001). Komuna e Skenderajt nuk ka pranuar asnjë ankesë në lidhje me rastin nga ana e qytetarëve”, ka thënë Rushiti.

Ndërkohë, keqpërdorimi i autoritetit dhe detyrës zyrtare dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë dënohen edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në bazë të Kodit Penal, kushdo që keqpërdorë detyrën apo autoritetin zyrtar mund të dënohet me burgim prej gjashtë muaj e deri në pesë vjet.

“Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”, thuhet në Nenin 422 të Kodit Penal.

Dënim i ngjashëm vlen edhe për legalizimin e përmbajtjes së rreme.

Në bazë të Kodit Penal, “kushdo që vë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik, regjistër apo libër të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.”./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz