back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeA po rrezikohet prishja e koalicionit? Flet Ramush Haradinaj

A po rrezikohet prishja e koalicionit? Flet Ramush Haradinaj

Të ngjajshme

Të dhënat: Nuk ka kolona në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

Vodhi një arkë me para, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë...

Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhjen e një veture në Gjermani

Një person është arrestuar me të arritur në Aeroportin...
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që kishte në disa prej biznese kosovare, ka folur përsëri për grevën në arsim.

- Advertisement -

Nga atje, Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka kryer me shumë përgjegjësi punën e saj karshi kërkesave të sindikalistëve, raporton lajmi.net.

Sipas tij, asnjë orë nuk duhet të kalojë pa u kompensuar.

“Mendoj që Qeveria e ka kry me përgjegjësin më të madhe detyrën e vet. Nuk di si me i dhanë ndonjë përgjigje tjetër. Është tani përgjigja e SBASHK-ut. Orët duhet të kompensohen, nuk bën me i lanë fëmijët pa mësim”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a po rrezikohet koalicioni qeveritar për çështjen e taksës, Haradinaj u përgjigj se nuk ka rrezikim të koalicionit qeveritar përderisa punohet.

“Koalicioni rrezikohet nëse nuk ka zhvillim dhe punë. E ky vit do të jetë vit i ekonomisë, siç e kam thënë më herët”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në disa deklarata të mëhershme, Haradinaj ka thënë se me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, vendi pritet të shënojë rritje ekonomike prej 7 për qind. /Lajmi.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz