BallinaLajmeUjësjellësi nis shkyçjet për borxhlinjtë në regjionin e Prishtinës

Ujësjellësi nis shkyçjet për borxhlinjtë në regjionin e Prishtinës

Të ngjajshme

​Montella me plan të veçantë për Arda Gülerin para finales me Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka përgatitur...

Amerikani që iu bashkua ushtrisë izraelite vdes në Liban

Një i ri që u transferua në Izrael nga...

Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Ankthi i gjumit është një fenomen gjithnjë e më i...

“No Kings” – Protesta kundër Trumpit në Amerikë

Për shumë njerëz, ishte kulmi: legjenda e rokut Bruce...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga data 1 shkurt 2019, e martë, do të rifillohet me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Me shkyçje do të përballet sërish secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Në të njejtën kohë, do të vazhdohet me procesimin e lëndëve të konsumatorëve borxhlinj të përmbaruesit privat”, thuhet në njoftimin e KRU ‘Prishtina’, trasnmeton Gazeta Mero.

Përgjatë vitit 2018, janë realizuar 1270 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për shkak të mospagesave, prej të cilëve janë rikyçur 782 konsumatorë pas realizimit të pagesave të tyre ndaj shërbimeve.

Përgjatë inspektimeve në teren, në vitin 2018 janë identifikuar 88 konsumatorë që janë kyçë ilegalisht dhe që të gjithë janë shkyçë nga të gjitha shërbimet.

Në shkyçje do të përfshihen tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica.

Fokusi i ekipeve të shkyçjes do të jenë jenë qytetet dhe fshatrat.

Mbi 50 ekipe të shkyçjes dhe inspektorë do të jenë të shpërndarë në secilën zonë të shërbimit. Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2019.

Paralelisht me shkyçjet, duke filluar nga data 1 shkurt 2019, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike në periudhën e caktuar në vitin 2018 dhe nuk iu janë përmbajtur kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike, dhe njëkohësisht lëndët e tyre do të procesohen te përmbaruesit privat, dhe shkyçja nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit do të jetë e pashmangshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz