back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeBardhyl Meta e zbulon: PSD e ka vetëm një kusht për PAN-in,...

Bardhyl Meta e zbulon: PSD e ka vetëm një kusht për PAN-in, që Gjykata Kushtetuese të vendos në favor të Shpend Ahmetit

Të ngjajshme

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...

KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash

Derisa edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet...

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve- Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria,...
- Advertisement -

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të PSD-së, të cilët po thonë se kanë 5 kushte për ta votuar buxhetin.

- Advertisement -

Meta në një shënim në Facebook ka theksuar se kushti i vërtetë i PSD-së, është ndikimi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që Prishtina të mos shkoj në rivotim, raporton Gazeta Blic.

Ky është reagimi i plotë i Bardhyl Metaj:

Hipokrizi lapidare – kur dëgjon Shpend Ahmetin dhe Visarin e PSD-ën, “Se gjoja s´do ta votojnë buxhetin e Kosovës, pa u plotësuar 5 kushtet e PSD-ës”!

E vërteta, sipas shumë burimeve të mediave ndërkaq, sikurse edhe nga brenda Gjykatës Kushtetuese dhe burimeve të afërta me Liderët e Koalicionit Qeverisës – PAN-it – po del të jetë në fakt, krejt një kusht tjetër!?
– Cili të jetë?

PSD dhe Shpend Ahmeti – paskan në fakt (siç thuhet), vetëm një kusht?
– Por, krejtësishtë një kusht tjetër nga ato publiket, si Rikallo
e kopallat me buxhetin etj…?!

Cili, qenka kushti?

Cili qenka favori?
Kushti i PSD e Shpend Ahmetit, karshi Presidentit, Kryeministrit e Kryekuvendarit dhe shefave tjerë të shumtë të PAN – sipas burimeve të shumta, qenka, qe Gjykata Kushtetuese, menjëherë, qysh këtë javë, të dalë me qëndrim negativ dhe mos aprovues, karshi ankesave të Arban Abrashit rreth procesit të devijuar zgjedhorë në zgjedhjet per t¨parin e Prishtinës!?
Sa mund të jetë kjo e vërtetë?
Fakti se Gjykata Kushtetuese e Kosovës s’ka guxuar ende të marr vendim të merituar akoma – ndërkohë që “vet Ligji për Gjykatën Kushtetuese, e obligonte këtë Gjykatë” që vendimin ta sillte (e ta kishte sjellur) më së largu deri në, Qershorin e vitit të kaluar (2018-të)!!!? – pra një vonesë e pa justifikueshme gati 1 vje¤are – dëshmon haptas e kjartë për “Pazarin e Madh” të PSD-së me PAN-in – dhe tutje të PAN-it me Gjyqtarët e institucionit, i cili në fakt, do të duhej të jetë Gardian i Ligjësisë, Drejtësisë dhe Kushtetuetshmërisë…!

Me gjasë, edhe Deklaratat e pa përmbajtje dhe shumë sipërfaqësore të Shpend Ahmetit, se gjoja s’ka asnjë dëshmi se “Ka pas negociata mes Presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh me Vuçiqin”, ndërkohë që vet Presidenti Thaqi, tash e sa muaj, ka dhjetëra intervista e deklarata publike dhe në Konferenca, sa herë që deklarohet rreth “Marrëveshjes me Serbinë”, flet krejtësisht hapur dhe pa ekuivoke për “Korrigjim kufijsh…, e qindra variante tjera” – Pra edhe kjo asnjanësi e Shpend Ahmetit, kjo anomali, si dhe mos deklarim i kjartë – dëshmon, vulos dhe konfirmon përfoljet e shumta, për marrëveshjen e tij (Shpend Ahmetit dhe të PSD-ës) me PAN, për të cilën tashmë zëshëm, flasin edhe insajderët e rastit në fjalë…!
– Ju kujtohet ai urdhëri i prerë i Shpend Ahmetit, Grupit Parlamentar të PSD-ës, të cilin e botuan mediat: “Folni si Kadri Veseli…”?!

Rrjedhimisht, spias të gjitha gjasave, sonte – E Enjte/ E Premte – por edhe në ditët në vijim – “Çorba e PAN-it me Gjykatën Kushtetuese e Gjyqtarët e saj” (gjithsesi e kriposur dhe “Fisnikëruar” edhe me mëlmesa nga më t’sofistikuarat) – do t’lihet që t’zihet n’shporetin e Gjykatës, ashtu kadal dalez, “Ringlla në 1-sh” që të servohet nesër e n’vijim, si një Tavë (tradicionale – “Al Forno”) Drejtësie PAN-iste …!?
– Mbesim të vëmendshëm, ndërkaq e ndërkohë…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz