BallinaLajmeDy shtetet që përfituan pas taksës 100 %

Dy shtetet që përfituan pas taksës 100 %

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova ndaj produkteve serbe ka ndryshuar edhe tregtia në rajon.

Sipas asaj që shkruhet në mediat e Maqedonisë, ky shtet ka rritur eksportin për në në Kosovë për 41 për qind, e këtë Serbia e ka quajtur ‘përfitim në fatkeqësinë Serbisë’.

Mirëpo, Maqedonia nuk është vendi i vetëm që ka rritur eksportin për në Kosovë.

Ngjashëm me ta, edhe Shqipëria eksportin për në Kosovë e ka rritur me 40 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare të agjencisë statistikore shqiptare ‘INSTAT’, eksporti i madh u regjistrua në industrinë e naftës dhe prodhimit të çelikut.

INSTAT thotë se importi i mallrave shqiptare në Kosovë është rritur për 40 për qind që nga futja e taksës, sipas Agjencisë të Pavarur të Ballkanit (IBNA).

Në periudhën që mbulon nëntorin dhe dhjetorin e vitit të kaluar, eksportet shqiptare në Kosovë u rritën për 10 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Ndërkohë, sektorët e tjerë nuk kishin ndonjë përfitim të madh nga taksa, sepse produktet ishin pak a shumë të njëjta sikur një vit më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz