back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaSportGuardiola nuk dëshiron ta humb edhe një talent si Diazin, Arijanet Muriqit...

Guardiola nuk dëshiron ta humb edhe një talent si Diazin, Arijanet Muriqit po i trefishohet paga te City

Të ngjajshme

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Amorim konfirmon mungesën e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes do të mugoj...

Roberti konfirmon ndarjen nga e dashura: E mirë por shumë e re

Robert Berisha e ka konfirmuar ndarjen nga e dashura...

Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më pare (Video)

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të...
- Advertisement -

Arijanet Muriqi mund t’i rritet rroga pas kërkesës së trajnerit spanjoll të Manchester Cityt, Pep Guardiolës.

- Advertisement -

Ky i fundit ka shumë besim te portieri i përfaqësueses së Kosovës, ku ka shkëlqyer në disa prej ndeshjeve me Citizens.

Strategu nuk dëshiron t’i humb shërbimet edhe të një talenti pas largimit të sulmuesit Brahim Diaz, i cili javë më parë u transferua te Real Madridi, shkruan “The Sun”.

Arijanet Muriqi

Gardiani njëzetvjeçar tashmë llogaritet si portieri i dytë pas lëndimit të Claudio Bravos. Ai para fillimit të këtij edicioni u kthye te City pasi ishte huazuar te holandezët e NAC Bredas.

Muriqi ka kontratë të vlefshme me kampionët anglez deri në verën e vitit 2020 dhe pagë javore prej katër mijë eurove, ku me marrëveshjen e re do të fitojë 12 mijë euro.

Theksojmë se vlera aktuale e lojtarit sipas ueb-faqes transfermark.de kap shifrat e rreth një milion eurove dhe se dita-ditës po rritet vlera në treg.

Ndryshe, Arijaneti ka debutuar me përfaqësuesen tonë në ndeshjen me Azerbajxhanin, ku Kosova triumfoi me rezultat të thellë prej 4-0./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz