BallinaJetëKurioziteteMbeti shtatzënë me të dashurin, i ati e largon nga foshnja, ajo...

Mbeti shtatzënë me të dashurin, i ati e largon nga foshnja, ajo që ndodh pas 56 vitesh do t’ju përlotë

Të ngjajshme

Kjo është një nga ato historitë e dashurisë, jo si e Romeo dhe Zhulietës pasi fundi i këtij çifti është i lumtur, madje i pabesueshëm. Denis dhe Karen u lidhën në vitin 1959.

Ata ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Denis ishte 17, ndërsa Karen dy vite më e vogël. Ata e kalonin çdo ditë bashkë, edhe pse marrëdhënia e tyre kushtëzohej nga ambienti, pasi ishin pikërisht vite të hershme.
Prindërit e Karenit nuk ishin dakord me marrëdhënien e tyre. Karen në atë kohë mbeti shtatzënë. Ajo dhe i dashuri i saj dëshironin që ta mbanin fëmijën. Prindërit e Karen nuk donin që vajza e tyre të martohej me Denisin, madje as që të lindte fëmijën.

Për këtë arsye, Karen u dërgua në një shtëpi për “nënat e pamartuara” dhe atje lindi vajzën e saj, të cilën infermieret ia morën menjëherë.

Denis, i cili kishte mbetur në shtëpi, shkonte çdo ditë në shtëpinë e prindërve të të dashurës së tij për të kërkuar dorën e saj, por çdo herë babai i vajzës ia plaste derën në fytyrë.

Pas gjithë kësaj Karen vazhdoi studimet e larta, ndërsa Denis iu bashkua ushtrisë. Pavarësisht distancës, ata vazhduan t’i mbanin kontaktet me njëri-tjetrin, flisnin dhe e ndienin veten edhe më të dashuruar.

Kur Denis mbaroi ushtrinë, ai u kthye në shtëpi dhe u përpoq sërish që të fliste me prindërit e Karenit, për t’i dhënë dorën e vajzës së tyre.

Babai padyshim nuk pranoi dhe madje kërcënoi se nuk do të paguante pagesat e kolegjit të vajzës nëse vazhdonte të dëgjonte më për Denisin. Në fund, ata të dy vendosën të largoheshin nga njëri-tjetri dhe të merrnin secili rrugë të tjera.
Denis dhe Karen u martuan me njerëz të ndryshëm. Hoqën dorë për të qenë bashkë, por ky nuk do të ishte fundi i tyre.

Shumë vite më vonë Denis vendosi të ndahej nga bashkëshortja e tij, ndërsa Karen kishte mbetur vejushë prej disa vitesh. Një mbrëmje Denis ishte mbledhur me shokët e tij, derisa në një moment dikush prej tyre e pyeti se nëse do i jepej mundësia të kalonte një orë më një person që e ka dashur gjithmonë, cili do të ishte ky person.

Denis përmendi emrin e Karenit, ndërsa papritur mendoi sikur të ishte me të edhe njëherë. Ditën tjetër, ai gjeti të gjitha informacionet rreth gruas që kishte dashur gjithë jetën dhe nisi ta kërkonte. Ai e gjeti Karenin, madje edhe ajo kishte ruajtur të njëjtat ndjenja për Denisin.

Në fakt, pas pesëdhjetë e gjashtë vitesh, Karen dhe Denis u martuan në janar të vitit 2015 dhe madje filluan të kërkonin vajzën e tyre. E gjithë familja është bashkuar dhe sot janë shumë të lumtur!

=

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz