BallinaLajmeNisin procedurat për privatizimin e Telekomit

Nisin procedurat për privatizimin e Telekomit

Të ngjajshme

SHBA miraton versionin e ri me dozë më të lartë të injeksioneve Wegovy për humbje peshe

Rregullatorët federalë të SHBA’së kanë miratuar të enjten një...

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që nis pas dhjetë minutash, pritet të shqyrtojë propozim-vendimin për të autorizuar një komision qeveritar për privatizimin e Telekomit.

Gazeta Express ka mësuar se kjo është pika e pestë e mbledhjes së Qeverisë, e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj, për të martën në orën 14:00.

“5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” (MZhE)”, parasheh agjenda e mbledhjes së ekzekutivit.

Ndërkohë, mbledhja e Qeverisë mbahet pak minuta pasi Haradinaj ka takuar ambasadorin amerikan Philip Kosnett, në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli.

Takimi Veseli-Haradinaj-Kosnett ka pasur për diskutim heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, sipas kërkesës së SHBA-ve. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz