BallinaRegjionaleJashari e përkujton sulmin tinëzar të forcave serbe, tregon se çfarë ndodhi...

Jashari e përkujton sulmin tinëzar të forcave serbe, tregon se çfarë ndodhi atë ditë në Prekaz

Të ngjajshme

Hekuran Kryeziu publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjet e muajit mars

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu ka publikuar listën...

Vedat Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme ndaj Elches

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Elche CF...

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Sot shënohet 21-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, e ka përkujtuar këtë sulm të forcave serbe në familjen e tij me një shkrim në profilin e tij në Facebook, përcjell Drenicapress.

Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:

21 vite më parë Familja Jashari u sulmua për herë të dytë brenda pak muajsh, nga forca të shumta policore serbe, të pozicionuara në ish-Fabrikën e Municionit, pak metra larg shtëpive të familjes.

Edhe përkundër një aksioni policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut.

Pas kësaj ngjarjeje, Familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, e kishte të qartë se forcat policore serbe herët a vonë do të ktheheshin përsëri në Prekaz.

Dhe, më 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti, historia do të ndryshojë përgjithmonë.

Pjesa tjetër e historisë është lavdia e popullit shqiptar.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Familjen Jashari, heronjtë dhe martirët e Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz