BallinaLajmeKy është vendimi i Podujevës lidhur me grevën në arsim

Ky është vendimi i Podujevës lidhur me grevën në arsim

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Edhe përkundër ngritjes së pagave nga qeveria e Kosovës për arsimtarët për 20 milion euro në vit, Sindikata e Arsimit në Komunën e Podujevës ka thënë se greva e cila nesër mbush një javë do të vazhdojë, shkruan Gazeta Blic.

Të paktën, kështu ka thënë kryetari i sindikalistëve të mësimdhënësve në komunën e Podujevës, Fadil Halimi.

Halimi në një prononcim për Gazetën Blic vendimin e Haradinajt e quajti vendim të drejtë, mirëpo, sipas tij ky vendim për rritje të pagave vetëm për mësimdhënësit nuk është i pranueshëm për sindikatën.

“Greva e nesërme do te vazhdoj siç është paralajmëruar sot gjate ditës, pavarësisht deklaratës se Kryeministrit , i cili ka reflektuar drejt pas një jave të grevës, por ai reflektim për një rritje të vogël të koeficientit vetëm për mësimdhënësit e arsimit fillor e te mesëm nuk është e pranueshme për sindikatën”tha Halimi.

Tutje, Halimi shtoi se deri më tani nuk kanë qenë asnjëherë më unik sesa tani.

I pyetur se a janë duke respektuar gjithë shkollat e Podujevës këtë grevë, ai u përgjigj shkurt se arsimi në këtë komunë i tëri është duke respektuar vendimin e SBASHK-ut.

Ndryshe, SBASHK-u ka refuzuar ofertën e Haradinajt për ngritjen e pagave, ata kanë njoftuar se do të vazhdojnë me greva.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz