back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeEdhe një komunë tjetër bojkoton grevën e SBASHK'ut: Mësimi rinis nesër

Edhe një komunë tjetër bojkoton grevën e SBASHK’ut: Mësimi rinis nesër

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Pas Junikut, edhe Komuna e Mamushës ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Në Mamushë, nesër do të rinisë procesi mësimor.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Abdulhadi Krasniç.

Nëpërmjet një njoftimi, të publikuar në Facebook, Krasniç ka njoftuar se të hënën do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në shkollën fillore “Anadolu”, dhe në gjimnazin “Ataturk”.

Vendimi i Komunës së Mamushës për të rinisur mësimin vjen pavarësisht vendimit të SBASHK’ut për të vazhduar grevën, edhe pas ofertës së Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK’u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj “nuk i plotëson kërkesat”. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz