BallinaLajmeGreva vazhdon, SBASHK: Punëtorët e arsimit nuk ka mundur t’i frikësojë as...

Greva vazhdon, SBASHK: Punëtorët e arsimit nuk ka mundur t’i frikësojë as pushtuesi serb

Të ngjajshme

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se do të vazhdojë greva në tërë sistemin arsimorë deri sa institucionet e shtetit nuk përmbushin kërkesën për ngritjen e koeficienteve në Projektligjin e pagave për 30 përqind për të gjithë të punësuarit në arsimin e Kosovës.

Kjo sindikatë fton institucionet qendrore e lokale që të shtojnë angazhimet për të përmbushur kërkesën e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Po ashtu i kujtojmë ata që të heqin dorë nga idetë për të bërë  presione ndaj grevistëve sepse do të përballen me ligjin e drejtësinë ngase greva jonë është legjitime dhe këtë të drejtë e mbron edhe ligji mbi grevat dhe Konventat ndërkombëtare”.

“Punëtorët e arsimit nuk ka mundur t’i frikësojë e t’i largojë nga misioni i tyre i shenjtë as pushtuesi serb me gjithë atë dhunë  në vitet e 90-ta. Punëtorët e arsimit nuk mund t’i largojë as sot e gjithë ditën askush nga e drejta e tyre e garantuar me ligj për  të shprehur kundërshtimin e tyre përmes grevës legale  ndaj ligjit diskriminues e degradues të pagave”.

“Ne nuk po kërkojmë as me shumë e as më pak se të tjetër dhe prandaj do të qëndrojmë të palëkundur në angazhimet dhe përpjekjet  tona për të realizuar kërkesën e drejtë për ngritje se paku për 30 përqind të koeficienteve për të punësuarit në tërë sistemin arsimor”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz