Ka ndërruar jetë personi i tretë nga aksidenti që ndodhi natën e vitit të ri në Penuhë të Podujevës.
“Sot me datë,19.01.2019,ora 19:20,viktima (vozitësi) mashkull K/Shqiptar, ka ndërruar jetë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku në vendin e ngjarjes ka vdekur një grua dhe janë lënduar tetë persona.
Në mesin e tetë të lënduarve që ishin duke marrë tretman mjekësor, më 15 janar ka vdekur një vajzë.
Ndërsa një familjarë i të ndjerit Shemsi Abedinit, ka lajmëruar se varrimi do të bëhet sot me datën 20.01.2019 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kaqybeg të Podujevës.
Ja postimi i tij i plotë:


