BallinaLajmeKodi i ri Penal: Nëse blini sende të vjedhura dënoheni me burg...

Kodi i ri Penal: Nëse blini sende të vjedhura dënoheni me burg deri në 4 vjet

Të ngjajshme

Vendimi i Kushtetueses, reagon PDK: Me urgjencë, Osmani të emërojë anëtarin e dytë në KQZ

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth kërkesës së presidentes,...

Kosova U19 triumfon ndaj Turqisë, fitore e madhe 3:1

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mposhtur Turqinë me...

Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran

Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe...

A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në...

Duke e parë që dukuria e vjedhjeve dhe e grabitjeve është trend në rritje në Kosovë, shpeshherë kryesit e këtyre veprave mund t’ju ofrojnë për shitje këto sende të cilat mund t`i kenë përfituar me vepra të ndryshme penale.

Mirëpo, blerja e tyre është vepër e cila sanksionohet me burg sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kodi i ri Penal i cili pritet të hyj në fuqi parasheh dënim me burgim deri në 4 vite për secilin qytetar që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër e siguron sendin për të cilin e di se është përfituar me ndonjë vepër penale.

Andaj nëse ju ofrohet ndonjë send i tillë i cili dyshohet të jetë përfituar me ndonjë vepër penale bëni mirë që t`i njoftoni organet e rendit, sepse nëse i blini apo pranoni ato sende rrezikoni të dënoheni deri në katër vite burgim.

-Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën e di se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim prej një (1) deri në katër (4) vjet.

-Kushdo që blen, pranon, fsheh apo në ndonjë mënyrë tjetër siguron ose fsheh sendin apo pasurinë për të cilën ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, dënohet me burgim deri në një (1) vit.

-Nëse sendi apo pasuria ka vlerë më pak se dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz