BallinaLajmeMinistri Shala reagon kundër AQP, që favorizoi produktet serbe përmes një tenderi

Ministri Shala reagon kundër AQP, që favorizoi produktet serbe përmes një tenderi

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka konsideruar të pa pranueshëm veprimin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit ku përmes një tenderi publik favorizon produktet serbe e jo ato vendore.

Shala ka theksuar se puna e tij vazhdimisht është ndihma ndaj prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre, e jo favorizimi i produkteve të huaja, e në rastin konkret atyre serbe.

“E konsideroj të papranueshëm këtë veprim të AQP si ministër i MTI, sepse qëllimi im dhe i Qeverisë së Kosovës është fuqizimi i prodhuesve vendorë. Ne çdo ditë po bëjmë thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte vendore, e jo atyre të importin. Kjo është e papranueshme dhe reagoj fuqishëm ndaj këtyre padrejtësive qe iu bëhet prodhuesve vendorë”, ka thënë ministri Shala për gazetën Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz