BallinaLajmeDjali i nënkryetarit të Klinës ther me thikë një nxënës

Djali i nënkryetarit të Klinës ther me thikë një nxënës

Të ngjajshme

Ja si do t’i ndalim këto fenomene”, ministrja Pacolli reagon për shembjen e dheut në Prishtinë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Çmimet e larta të naftës dhe inputeve sfidë për fermerët e Gjakovës

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës dhe inputeve...

Djali i nënkryetarit të Klinës, Besim Hoti, sot e ka therur me thikë në fshatin Jashanicë një bashkëmoshatar të vetin.

A.Hoti, 16 vjeçar, nxënës i klasës së 10-të, njëherësh djalë i nënkryetarit të Komunës së Klinës, e ka therur me thikë një të ri nga fshati Jellovc, emri i të cilit ende nuk është i ditur.

Ballkani.info nga burime brenda Policisë së Klinës ka mësuar se tashmë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, derisa motivet që kanë shtyrë drejtë këtij rasti ende nuk janë të njohura as për ta.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vendlindjen e nënkryetarit të Klinës, në fshatin Jashanicë.

Ballkani.info ka folur edhe me nënkryetarin Besim Hoti. Ai e ka konfirmuar incidentin.

“Sapo më kanë njoftuar familja që djali im ka pasur një mosmarrëveshje me shokun e tij. Jam shumë i shqetësuar dhe ende nuk i dij detajet. Kanë qenë shokë mes vete”, ka thënë ai për Ballkani.info.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz