BallinaLajmePër heqje të taksës ndaj Serbisë, Veseli i përgjigjet kërkesës nga SHBA-të

Për heqje të taksës ndaj Serbisë, Veseli i përgjigjet kërkesës nga SHBA-të

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke thirret për dëshmi, i merren analiza gjaku dhe flokësh

Aktorja e njohur, e cila ndodhej jashtë vendit për...

VV-ja në koalicion me PDK-në ose LDK-në? Molliqaj: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur në emisionin...

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova, qendër botërore e kampionëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi...

“Përplasje” institucionale për Rugovën: Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi,...

Kryeparlamantari i Kosovës, Kadri Veseli ka zbuluar po ashtu se kush e ka propozuar taksën ndaj Serbisë tek kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qenë i prerë më përgjigjen e tij për kërkesën e SHBA-ve rreth heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe.

“Taksa do të qëndrojë”, ka thënë Veseli në intervistën për emision “Frontal” në T7.

Sipas tij, taksa ka ardhur pas veprimeve që Serbia i ka kryer kundër shtetit të Kosovës.

“Nuk do të hiqen veprimet të cilat i krijon vetë Serbia. Taksen se kemi bërë nga dëshira.

As kur e kemi bërë 10%, e as 100%”, ka thënë ai për Televizionin 7.

Veseli, në intervistën në emisionin “Frontal”, ka thënë se taksen 100% e ka propozuar vetë ai tek kryeministri Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, sipas kreut të PDK-së kishte propozuar që taksa të jetë 30% ndaj produkteve që vijnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja.

“Propozimi im ka qenë 100%”, ka thënë Veseli, shkruan Gazeta Express.

“Vendimi im dhe i kryeministrit do të jetë prapë në interesin e Kosovës dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA-në”, ka shtuar kryeparlamentari, duke folur rreth kërkesës së SHBA-ve për heqjen e taksës, edhe pse ai më tutje ka insistuar se taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz