Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana është ndër figurat më të dashura për shqiptarët, i cili shpesh tregohet tepër patriotik duke i bërë të gjithë shqiptarët të ndihen krenar, shkruan Gazeta Metro
Cana është nga Gjakova. Ai vjen nga një familje tipike shqiptare me tradita dhe zakone. Loriku është djali i Agim Cana. Si çdo baba shqiptar që dëshiron ta trashëgojë talentin brez pas brezi dhe ai ashtu bëri.
Më poshtë ju sjellim 4 fakte që ndoshta s’i keni ditur për të:
1.Ai ishte i ftuar për një provë nga skuadra angleze Arsenal në moshën 16 vjeçare, por nuk mundi t’i bashkohej sepse nuk iu dha viza britanike.
2.Cana gëzon tre passaporta me kombësi të ndryshme si shqiptare, franceze dhe ajo e Zvicrës. Kjo gjë i dha të drejtën futbollistit të kishte mundësi të zgjidhte se me kë kombëtare dëshironte të luante. Pa dyshimin më të vogël, Loriku bëri zgjedhjen e tij vendimtare për gjithë jetën, Shqipërinë.
Loriku me gruan, Monikën
3.Tatuazhet e Lorikut:
Shqiponja e madhe e realizuar në krahë, bën që në çdo ndeshje të evidentohet, jo vetëm në rastet e entuziazmit që e kap futbollistin, po dhe në momente të papritura nga vrapi plot pasion drejt topit. Një tjetër tatuazh po aq i rëndësishëm dhe kombëtar i Canës është afër kyçit të dorës. Sapo e shikon, e kupton menjëherë që është dedikim ndaj Shqipërisë. “2 mars 1444”, ka shkruar ai me numra romakë. Kjo datë simbolizon ‘Besëlidhjen e Lezhës”, e cila është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të epokës së Skënderbeut, më të lavdishmes që ka njohur populli ynë.
4.Ëmbëslira që i pëlqen më shumë Lorikut është bakllava./gazetametro.net


