BallinaRegjionaleArrestime në Skenderaj për ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të  viktimave të...

Arrestime në Skenderaj për ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të  viktimave të trafikimit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’

Të ngjajshme

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të  viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast:

  • R. L.                lindur me 1958                        m/sh/k

Gjatë kontrollit të kryer në trupin e të dyshuarit janë gjetur

  • 4 revole armë
  • 1 armë gjuetie
  • 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm

I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë,  me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz