BallinaSportHiguain te Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

Higuain te Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

Të ngjajshme

Garë e “fortë”, kush eliminohet sonte nga “BBVA”?

Sonte do të mbahet “Prime” i radhës i “BBVA”. Kësaj...

Fillojnë punimet për sanimin e rrugës në Carralevë të Shtimes

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot...

Bytyqi e AAK-së: Kurti nuk po don zgjidhje por zgjedhje

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi...

Rruga në Carralevë rikthehet në funksion, nis sanimi i dëmtimeve

Kanë filluar punimet për sanimin e trupit të rrugës...

Gonzalo Higuain do ta ndryshojë përsëri fanellën e tij. Pas vetëm gjashtë muajsh te Milani, sulmuesi argjentinas duket se ka zgjedhur Chelsea-n e Sarrit, si destinacion të ri. Mbërritja e tij në Londër pritet në ditët e ardhshme.

Sipas raporteve të “La Gazzetta dello Sport”, Higuain do të fluturojë drejt Anglisë për vizitat mjekësore dhe kontaktin e parë me mjedisin blu. Derbin e Londrës nuk do ta luajë nesër, kundër Arsenalit, por debutimi i tij me fanellën e re është planifikuar për në derbin tjetër, në “Stamford Bridge”, kundër Tottenhamit, në gjysmëfinalen e kthimit të “Carabao Cup”.

Duket se gjithçka është përcaktuar tashmë në bazë të huazimit për gjashtë muaj, me të drejtë rinovimi për një tjetër 12-mujor, çka lidhet me numrin e ndeshjeve të luajtura dhe golave të shënuar.

Shifra e kërkuar nga Juventusi për argjentinasin, kartonin e të cilit e posedon, është rreth 45 milionë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz