Skuadra e Feronikelit nga Drenasi, stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë me 39 pikë, 1 më pak se Prishtina që renditet e para, shkruan Gazeta inFokus.
Skuadra nga Drenasi sot është përforcuar më Met Millakun, që në vjeshtë ishte pjesë e Dukagjinit nga Klina.
I kontaktuar nga Gazeta inFokus, këto ishin fjalët e para të talentit klinas:
ARSYJA PSE ZGJODHET FERONIKELIN ?
Feronikelin zgjodha për ta vazhduar karrierën pasi është njëri nder klubet më te organizuar në Kosovë dhe është pretendent për titull kampion.
KONKURRENCA ?
E dijë konkurrencën e madhe që është të klubi i Feronikelit, por konkurrenca të shtynë të punosh më fort dhe të bëhesh një futbollist më i mirë, pra konkurrenca është shumë e mirë për lojtarët dhe unë besoj së do të arrijë të jem pjesë e formacionit të parë më punë dhe përkushtim maksimal.
TITULLI KAMPION ?
Shpresoj dhe besoj shumë së në fund te sezonit do të shpallemi kampion , ndërsa si konkurrent kryesor për titull pa dyshim janë Prishtina dhe Llapi por ne nuk do ti frikësohemi askujt , u shpreh Millaku.
MESAZHI PËR FANSAT ?
Është kënaqësi te jesh pjesë e këtij klubi kaq te madh dhe ju premtoj se do të jap maksimumin për ngjyrat e klubit dhe besoj që fundi do të jetë i mirë për të gjithë fansat e Feronikelit./Gazeta inFokus/


