back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeSi e drogoi të miturën 21-vjeçari nga Prizreni

Si e drogoi të miturën 21-vjeçari nga Prizreni

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Të martën në Prizren, një 21-vjeçar dyshohet ta ketë nxitur të kryejë vetëvrasje një vajzë të mitur. Krejt ngjarja kishte ndodhur në një banesë private, ku dyshohet se ai i ka dhënë substanca narkotike të miturës. Për pasojë e mitura ka mbetur në gjendje kome dhe po trajtohet në QKUK. Express iu sjell detaje nga kjo ngjarje

- Advertisement -

Pasditen e së mërkurës, R.Q 21-vjeçar, dyshohet se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes të miturën E.C, e cila është në gjendje kome dhe po qëndron në QKUK.

21-vjeçari i cili është arrestuar dhe ndodhet në qendrën e mbajtjes, dyshohet se ka kryer veprën penale të degradimit seksual si dhe atë të intoksikimit apo helmimit të së miturës E.C, ndërkaq është arrestuar nga ana e policisë.

Gazeta Express ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, të cilët e kanë konfirmuar rastin si dhe kanë treguar se prokurori ka kërkuar që i dyshuari të dërgohet në paraburgim.

“Rasti ka ndodhur me datën 16 janar në një banesë private, kemi të bëjmë me të dyshuarin e moshës 21 vjeçare, ndaj të cilit prokurori ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit në departamentin e krimeve të rënda. Ai dyshohet për dy vepra penale, “Degradim i integritetit seksual” të nenit 233 të kodit penal dhe “Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë dhe substanca psikotrope. Viktima e cila për momentin është në gjendje kome në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është e mitur”, ka thënë Petrit Kryeziu, Prokuror përgjegjës për media.

Ndërkaq Kryeziu ka theksuar se kjo është vetëm faza fillestare e hetimeve dhe se Prokuroria Themelore e Prizrenit do të vazhdojë ta hetojë këtë rast deri në zbardhjen e tij./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz