BallinaLajmeKaq para u vodhën mbrëmë nga grabitja e armatosur në një kazino...

Kaq para u vodhën mbrëmë nga grabitja e armatosur në një kazino në Prishtinë

Të ngjajshme

Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes te Ballkani? Një lojtar vendosi të mos luante…!

Tensione dhe përplasje në zhveshtore: Futbollisti i Ballkanit refuzon...

Klodi tregon se a po e vazhdon shoqërinë me Londrimin dhe Elijonën

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj u...

Ky është personi që humbi jetën duke punuar në Strellc të Deçanit

Një 55-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e...

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar Indeksonline ka raportuar për një grabitje të armatosur në Prishtinë.

Grabitja u bë në një lokal kazinoje, ku u arrit të grabiteshin një sasi madhe e parave.

Përmes raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se shuma e parave të cilat u grabitën mbrëmë nën kërcënimin e armës, është dy mijë euro.

“Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor në një lokal të lojërave të fatit ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth (dy mijë) 2000 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Policia tashmë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast si dhe për të identifikuar personat e implikuar.

Përpos kësaj duhet përkujtuar që numri i grabitjeve në vend përgjatë vitit të kaluar ishte shumë i madh./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz