back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeYouTube bllokon videot me sfida të rrezikshme

YouTube bllokon videot me sfida të rrezikshme

Të ngjajshme

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-i

Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë...

Kurti komenton ndarjen e shtesave prej 100 eurosh: Çdo vit…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për...

Fury do të hyjë në ring me Joshuan, por vetëm me një kusht

Tyson Fury është gati të hyjë në ring me...

Alba: Flokët e mia të shtuara kushtuan 15 mijë euro

Alba ka deklaruar se flokët e saj të shtuara...
- Advertisement -

YouTube ua ka pamundësuar përdoruesve të saj shpërndarjen e videove me sfida të rrezikshme në platformën e saj për shkak të shqetësimeve se ato po e vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Faqja me bazë në Shtetet e Bashkuara, e cila është në pronësi të kompanisë “Google”, i ka ndryshuar udhëzimet dhe rregullat për postimin e videove. Kjo kompani ka përmendur sfidat si “Tide Pod”, në të cilën kërkohet ngrënia e detergjentit para kamerës, dhe “Fire challenge”, ku kërkohet që njerëzit ta lagin trupin me lëndë djegëse dhe ta ndezin atë.

- Advertisement -

“Faqja jonë për një kohë të gjatë i ka ndaluar videot që promovojnë veprime të dëmshme ose të rrezikshme. Ne vazhdimisht i shqyrtojmë rregullat tona që të sigurohemi se ato u përgjigjen trendeve aktuale”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

Youtube tash i ka zgjeruar politikat e ndalimit të përmbajtjeve të rrezikshme të cilat mund të sjellin lëndime serioze në aspektin fizik. Zyrtarët e kësaj platforme kanë thënë se janë duke i larguar videot që kanë përmbajtje kundër rregullave të reja, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz