back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeThaçi: Sot Lushtaku po intervistohet padrejtësisht, derisa kriminelët serbë lëvizin lirshëm

Thaçi: Sot Lushtaku po intervistohet padrejtësisht, derisa kriminelët serbë lëvizin lirshëm

Të ngjajshme

Pas shumë kohësh, vjen foto e re fundviti nga Gjesti

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta...

Ish-presidenti i Malishevës, humanisti i njohur bën thirrje të votohet Fatmir Limaj të dielën

Ish-presidenti i FC Malishevës, humanisti i njohur nga Gjermania,...

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e Veseli

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri...

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza...

Deri në 40 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në Kosovë në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufriti ka bërë përditësimin...
- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar sot intervistimin e bashkëluftëtarit të tij, Sami Lushtaku nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Më poshtë postimi i Thaçit:

Sot në Hagë po intervistohet bashkëluftëtari ynë Sami Lushtaku, që vjen nga rajoni i Drenicës ku forcat serbe masakruan me qindra civilë të pafajshëm dhe drejtësia ndërkombëtare as që është marrë me krimet e tyre.

Në fshatrat Likoshan e Çirez të Drenicës, më 28 shkurt 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 24 civilë të pafajshëm. Në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 56 anëtarë të familjes Jashari. Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme të Drenicës, forcat serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu. Më 28 mars 1999, forcat serbe në fshatin Izbicë vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë, ushtria dhe policia serbe vranë 98 civilë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur. Po në muajin prill të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan edhe 54 civilë në Poklek të Ri dhe 24 civilë të tjerë në Çikatovë të Vjetër. Forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan edhe qindra civilë të tjerë të pafajshëm anekënd Drenicës dhe Kosovës, por drejtësia ndërkombëtare as që ka nisur të merret me këto krime.

Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe. /Indeksonline/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz