back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeIsh-prokurori i famshëm shfaqet me Sami Lushtakun

Ish-prokurori i famshëm shfaqet me Sami Lushtakun

Të ngjajshme

Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për...

Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar

Kompania ajrore turke, Turkish Airlines, do t’i transferojë qeverisë...
- Advertisement -

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Sllobodan Millosheviqit, është paraqitur sot në Prokurorinë e Gjykatë Speciale në Hagë.

Nice edhe zyrtarisht është caktuar si avokat mbrojtës i ish-komandantit të UÇK-së nga Zona e Drenicës, Sami Lushtaku.

- Advertisement -

Indeksonline ka bërë disa foto të avokatit të njohur duke hyrë me Lushtakun brenda objektit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Goeffrey Nice – Sami Lushtaku / Foto: Blerim Uka
Ndërsa, për punën që do ta kryej si avokat, Nice ka kërkuar nga ekipi kosovar që të paguhet 2200 euro për një ditë, duke përfshirë edhe biletën e udhëtimit.

Avokati, Arianit Koci dhe Lushtaku / Foto: Blerim Uka
Vlen të theksohet se Goeffrey Nice, pranë Tribunalit të Hagës deklaronte se ka prova të forta që dëshmojnë krimet që kishte kryet ai që njihej si kasapi i Ballkanit.

Mirëpo, Millosheviq nuk u dënua kurrë pasi që ai vdiq në qendrën e ndalimit në Sheveningen të Holandës. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz