BallinaRegjionaleDalin para Gjykatës ish-drejtori dhe drejtoresha aktuale e Urbanizmit në Skenderaj

Dalin para Gjykatës ish-drejtori dhe drejtoresha aktuale e Urbanizmit në Skenderaj

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Aktakuza i ngarkon ish-drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Skenderajt Hasan Shalën, si dhe drejtoreshën aktuale të Urbanizmit Sanie Ahmetin, e cila asokohe ishte zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Ambientit, për “Keqpërdorim të autoritetit zyrtar” dhe për “Mashtrim”. Të dy ata mohuan aktakuzën

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Skenderajt Hasan Shala dhe ndaj drejtoreshës aktuale të Urbanizmit Sanie Ahmeti, asokohe zyrtare në këtë drejtori, për “Keqpërdorim të autoritetit zyrtar” dhe për “Mashtrim”. Sipas “Kallxo.com”, Shala dhe Ahmeti kanë dalë para Gjykatës Themelore në Mitrovicës për t’u përgjigjur për veprat që vihen në barrë dhe kanë mohuar në tërësi aktakuzën e ngritur ndaj tyre.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori i Shtetit, ish-drejtori i Urbanizmit dhe Ambientit në Komunën e Skenderajt, Hasan Shala, akuzohet për “Keqpërdorimi të pozitës ose autoritet zyrtar”, ndërsa Sanie Ahmeti përveç për “Keqpërdorim të pozitës ose autoritet zyrtar” akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim në detyrë”, shkruan Gazeta “Zëri”.

Të dy ata janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare që është mbajtur në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Prokuroria Themelore në Mitrovicë akuzon Hasan Shalën se në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit në Komunën e Skenderajt, si dhe Sanie Ahmetin si inxhiniere e arkitekturës në këtë drejtori, se duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Sipas akuzës, “ata këtë e kanë bërë me qëllim që të përfitojë dobi pasurore personi tjetër, organizata e biznesit NNSH ‘ILEAA-GR’”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz