BallinaLajmeEKSKLUZIVE: Këta janë disa nga serbët e dyshuar për masakrën e Reçakut...

EKSKLUZIVE: Këta janë disa nga serbët e dyshuar për masakrën e Reçakut (FOTO)

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Tani, kur bëhen 20 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.

Në Kosovë pas luftës së vitit 1999 kanë qenë 48 gjykime për krime lufte në të cilat janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez. Kështu thuhet në publikimin e botuar “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës (FDH).

Sipas këtyre të dhënave, serbët e përfshirë në masakrën e Reçakut dhe masakrat tjera në Kosovë kanë mbetur të pandërshkuar.

Për t’i dëshmuar drejtësisë kosovare, serbe dhe asaj ndërkombëtare, Ballkani.info sjellë të dhënat e papublikuara deri më tash të 17 serbëve të dyshuar për masakrën e Reçakut.

Ata dyshohen se ditën e 15 janarit morën pjesë në vrasjen dhe masakrimin e 45 civilëve shqiptarëve në kodrën e fshatit Reçak.

Ballkani.info sjellë të dhënat personale të këtyre 17 serbëve, disa nga të cilët ishin banorë të Shtimes.

Në mesin e tyre kishte policë, të rinj serbë që ende ishin nxënës, punëtorë, inxhinier të pylltarisë, dhe automekanik.

Ballkani.info sot e ka publikuar edhe planin famëkeq të detajuar të forcave serbe dhe udhëheqësve të saj për masakrën e Reçakut.

Nesër, Ballkani.info do të publikojë dosjen e plotë të të dyshuarve për krimet në Komunën e Shtimes. Aty do të paraqiten me fotografi dhe emra 28 persona. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz